Artan Behrami i PDK-së flet për takimin me Grenell: Është i shqetësuar për ngjarjet në Hagë

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami para seancës së Kuvendit ka folur për vizitën e tij në SHBA dhe takimin që ka zhvilluar së fundmi me Richard Grenell.

Ai ka thënë se Grenell është shprehur i shqetësuar me zhvillimet që po ndodhin në Hagë.

“Ishte një takim miqësor me Grenell, ai është një mik i madh i Kosovës, është i shqetësuar për ngjarjet që po ndodhin në Hagë, shpresoj dhe besoj që sa më shpejt t’i kemi institucionet e Kosovës që sa më shpejt t’i adresojmë këto”, tha ai.

Behrami njoftoi tutje se ka takuar komunitetin e shqiptarëve atje dhe me dy kongresmenë.

“Ishte një vizitë disa ditore në New York, kam takuar komunitetin e shqiptarëve atje. Ata janë të shqetësuar për zhvillimet jo vetëm në Hagë por edhe për Kuvendin e Kosovës. Takimet e mia në kongres me dy kongresmenë kishin për temë këto, krijimin e institucioneve, padrejtësitë në Hagë dhe shkeljet e të drejtave të njeriut që po ndodhin atij”, tha Behrami. /Reporteri.net/.