Arta Bajrami: Te ne ka artiste që nuk heqin dorë nga karriera për të krijuar familje

Këngëtarja e njohur, Arta Bajrami, ishte e ftuar së fundmi në “Shok Podcast” të moderuar nga Fis Juniku, ku ndau me audiencën një sërë rrefimesh për karrierën dhe për jetën personale.

Gjatë bisedës, Fis e pyeti Artën nëse mëmësia e kishte ndikuar apo frenuar karrierën dhe suksesin e saj. Këngëtarja u shpreh se zakonisht femrave fama u vjen pak pasi bëhen nëna, dhe për këtë arsye ka disa artiste që nuk e lënë karrierën për t’u përkushtuar në mëmësinë.

“Martesa për mua është proces jetësor si krejt njerëzit. Se po të mos martohesh, thonë ‘mbet pa u martuar’. Por tash kanë ndryshuar kohërat, nuk është domosdo. Ajo është zgjidhje personale e njeriut. Nuk domethënë që nëse nuk martohet, i ka kaq; i din arsyet e veta, ka vendosur vet qashtu. Normalisht që nëse e do shumë karrierën, nuk e rrezikon karrierës. Kemi na artiste që nuk e rrezikojnë karrierën për lidhje.

@shokpodcastArta Bajrami : Kena na artiste qe nuk e rrezikojn karrieren per me kriju familje 👀 ( Fulle episode on youtube @FOLÉ PUBLISHING )#fyp#fy#foru#viral#trendingvideo♬ original sound – ShokPodcast

Femrat bëhen nëna dhe automatikisht publiku e humb pak interesimin, për shkak se nuk e sheh më atë si idhullin e vet që ndoshta kishte fantazuar diçka si ‘mundem ndoshta me pas një lidhje me të’ apo diçka të tillë. Dhe pastaj shikojnë ndonjë beqare,” tha Arta, duke theksuar njëherazi se karriera dhe jetesa personale janë dy zgjedhje që secila femër i bën sipas mënyrës së vet.

Arta përndryshe është e martuar me Jim Sekiraçën dhe së bashku kanë tre fëmijë.