Arsenali dhe klube të tjera nga Liga Premier do të jenë në një garë të ashpër për sulmuesin e Eintracht Frankfurtit, Hugo Ekitike, dhe për atë janë të gatshëm të thyejnë bankën.
Pas largimit të Omar Marmoush në drejtim të Manchester Cityt, Ekitike ka qenë lojtari kryesor i Frankfurtit në fazën e sulmit në pjesën e dytë të sezonit, teksa klubi gjerman po synon një pozitë që siguron kualifikimin në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm.
Si rezultat, disa klube të mëdha evropiane kanë filluar ta vënë re talentin e madh që ka ylli francez.
Sidoqoftë, sipas raportimeve Frankfurti do të kërkojë deri në 100 milionë euro për të ndarë rrugët me lojtarin e tyre kryesor këtë verë.
Thashethemet e kalimit të Ekitikes tek Arsenali kanë dalë në shesh pasi lojtari shënoi ndaj Tottenhamit në çerekfinale të Ligës së Evropës.
22-vjeçari rikrijoi festimin e famshëm në gjunj të Thierry Henry ndaj klubit londinez duke ngjallur kujtime tek tifozët e Arsenalit.
Megjithatë, ‘Topçinjtë’ nuk janë klubi i vetëm i interesuar për Ekitiken pasi edhe Manchester United raportohet se është i etur për një marrëveshje për yllin e Frankfurtit.