Benjamin Sesko është gati të bëjë një hap të madh në karrierën e tij me tu larguar nga RB Leipzig.
Sulmuesi i talentuar slloven i RB Leipzig, i njohur për aftësitë e tij golashënuese dhe fizikun mbresëlënës, me shumë gjasa do të largohet nga Bundesliga në afatin kalimtar veror.
Me një klauzolë lirimi prej 70 milionë eurosh, Sesko është bërë objektiv i disa klubeve të mëdha evropiane, por që Arsenali mbetet favoriti numër një për t’i siguruar shërbimet e tij.
Sipas mediave të ndryshme në Angli dhe Gjermani, Londinezët janë të gatshëm të aktivizojnë klauzolën e tij dhe ta ofrojnë një kontratë afatgjate për sulmuesin slloven.
Një transferim i tillë mund të jetë goditja e madhe që Arsenalit i duhet për të konkurruar edhe më fort për të arritur deri te titulli kampion në Ligën Premier.
21-vjeçari në 37 ndeshje zyrtare këtë edicion ka shënuar 17 gola dhe ka asistuar në gjashtë të tjerë.
Sesko ka pranuar më parë se dëshiron të bëj një hap para në karrierë dhe duket se Arsenali do të jetë skuadra e tij e ardhshme.