Arsenali nuk e shfrytëzon gabimin e Liverpool-it, mposhtet nga West Ham

Skuadra që po lufton t’i bëjë presion Liverpoolit këtë sezon, nuk ka arritur ta ngushtojë diferencën prej 8 pikësh.

Arsenali u mposht në shtëpi në derbin londinez nga West Hami.

Jarrod Bowen shënoi golin e vetëm në ndeshje në minutën 44’.

Arsenali nuk arriti të bëjë asgjë në këtë ndeshje, e për më keq, mbeti edhe me një lojtar më pak pasi Myles Lewis-Skelly u ndëshkua me të kuq në minutën 73’.

Me këtë humbje, diferenca mes Arsenalit dhe Liverpoolit në krye të tabelës mbetet në 8 pikë.

West Hami në anën tjetër ka grumbulluar 30 pikë nga 26 xhiro dhe gjendet në vendin e 16.