Arsenali ka marrë vetëm një pikë në shtëpi, duke barazuar 2-2 me Crystal Palace në ndeshjen që u zhvillua në “Emirates”.
“Topçinjtë” kanë gabuar në shtëpi, ani pse ishin duke fituar 2-0 ndaj Crystal Palace.
Fillimisht, ishte qendërmbrojtësi, Sokratis, ai që shënoi për të zhbllokuar rezultatin në minutën e shtatë të ndeshjes. Kurse në minutën e nëntë, realizoi qendërmbrojtësi tjetër, David Luiz, për 2-0.
Kur u duk se është lehtë për Arsenalin, reaguan mysafirët.
Fillimisht Milivojevic shënoi për 2-1 në minutën e 32-të, kurse më pas në atë të 52-të shënoi Ayew për 2-2, për t’i shokuar vendasit.
Në minutën e 61-të, kur rezultati ishte 2-2, ashtu siç edhe përfundoi ndeshja, Granit Xhaka është larguar mes vërshëllimave nga fusha.
Unai Emery vendosi ta zëvendësoi në minutën e 61-të dhe kjo nuk i pëlqeu shqiptarit, që hodhi shiritin e kapitenit dhe në ndërkohë, tifozët veçse ishin duke e vërshëllyer me të madhe gjatë ndeshjes.
Ai nuk u përmbajt dhe pas kësaj bënte më duar që të vërshëllejnë edhe më shumë.
Xhaka i nervozuar ikën menjëherë në dhomat e zhveshjes dhe duket se marrëdhënia e tij me tifozët është prishur krejtësisht, pas vërshëllimave të shumta që në start të sezonit 2019/20.
https://www.youtube.com/watch?v=Diganl9RwKs