Arsenali nis kontaktet me Rodrygon, tenton transferimin e tij në verë

Arsenali ka nisur bisedimet për një transferim të mundshëm të sulmuesit Rodrygo nga Real Madridi, raporton Florian Plettenberg nga Sky Germany.

Sipas gazetarit gjerman, Arsenali tani po e shqyrton seriozisht transferimin e Rodrygos dhe janë bërë hapat e parë në prapaskenë.

24-vjeçari brazilian është përmendur si një nga lojtarët që mund të largohet nga Reali, sidomos pas ardhjes së emrave të rinj në ofensivën madrilene.

Arsenali është duke analizuar të gjitha opsionet për të forcuar repartin e sulmit për sezonin e ardhshëm dhe Rodrygo shihet si një përforcim i mundshëm.

Edhe pse një transferim i tillë është i vështirë, bisedimet paraprake kanë nisur dhe kontakti mes palëve është vendosur.

Rodrygo ka qenë një pjesë kyçe e skuadrës së Real Madridit në sezonet e fundit, por e ardhmja e tij mbetet e paqartë dhe te Reali janë të hapur për shitjen e tij.

Arsenali mbetet i fokusuar në ndërtimin e një skuadre konkurruese dhe po synon lojtarë me përvojë në nivelet më të larta.