Arsenali, bisedime intensive me yllin gjerman! Transferim me parametra zero

Leon Goretzka do të largohet nga Bayern në fund të sezonit, duke u bërë një nga emrat më të nxehtë në nerkato. Mesfushori gjerman nuk do të rinovojë kontratën me kampionët e Bundesligës dhe do të jetë i lirë të firmosë me çdo klub si lojtar i lirë në korrik.

Në këtë garë është futur fuqishëm Arsenal, që po kërkon të përforcojë mesfushën me eksperiencë dhe cilësi për sezonin e ardhshëm.

“Topçinjtë” shohin te Goretzka një profil ideal për projektin e tyre, duke kombinuar fizik, inteligjencë taktike dhe eksperiencë në nivelet më të larta europiane. Transferimi me parametra zero do të ishte një goditje e madhe për londinezët.

Negociatat pritet të intensifikohen në javët në vijim, ndërsa interesi për gjermanin mbetet i lartë edhe nga klube të tjera elitare.

The post Arsenali, bisedime intensive me yllin gjerman! Transferim me parametra zero appeared first on Telesport.