Arsenal zyrtarizon dy transferime… për vitin 2027

Përveç vëmendjes te gara për titullin kampion dhe suksesi në Champions League, Arsenal vazhdon me strategjinë për të siguruar talente për të ardhmen.

Sot, klubi londinez ka zyrtarizuar nënshkrimin me dy binjakët ekuadorianë, Edwin dhe Holger Quintero, nga 16 vjeç. Dy binjakët aktualisht luajnë për Independiente Del Valle, por do t’i bashkohen Arsenalit kur të mbushin 18 vjeç në vitin 2027, konkretisht në gusht të atij viti, siç thuhet në njoftimin zyrtar.

“Dyshja shumë e kërkuar ekuadoriane ka nënshkruar marrëveshje parakontrate për t’u bashkuar me Gunners nga Independiente del Valle në vitin 2027”, thuhet në njfotimin zyrtar të Arsenalit.

Edwin luan si sulmues në krahun e djathtë, Holger Quintero luan si mesfushor sulmues. Për dy talentet nga Ekuadori ka pasur interes edhe nga Barcelona, por londinezët janë treguar më të zotët në këtë rast.

The post Arsenal zyrtarizon dy transferime… për vitin 2027 appeared first on Telesport.