Arsenal vjen në Milano, jo vetëm për Champions League por edhe me një objektiv madhor në merkato

Inter-Arsenal është kryesfida e kësaj mesajve në Champions League, e vlefshme për raundin e shtatë dhe të parafundit për këtë fazë. “Topçinjtë” renditen të parët momentalisht me 18 pikë të plota dhe mund të themi që e kanë siguruar direkt play-offin, ndërsa renditet në vendin e gjashtë dhe me një fitore sot mund të sigurojë kualifikimin direkt për fazën tjetër.

Përveç qëllimit për të dalë fitues në sfidën e sotme, Arsenal vjen dhe me një objektiv tjetër në mendje: Federico Dimarco. Anësori i Interit pëlqehet shumë nga Mikel Arteta, burime të ndryshme në Angli bëjnë me dije se Arsenal është gati të paguajë 50 milionë euro për Dimarcon.

Kontrata e 28-vjeçarit me klubin zikaltër skadon në qershor të vitit 2027 dhe deri tani nuk ka pasur shenja për rinovim, ndaj largimi i tij në verë është mëse i mundshëm, pasi ziklatrit nuk do të rrezikojnë ta humbin si lojtar të lirë, një vit më pas. Përveç Arsenalit, Dimarco ka edhe admirues të tjerë në Premier League si Manchester United, Tottenham dhe Newcastle.

The post Arsenal vjen në Milano, jo vetëm për Champions League por edhe me një objektiv madhor në merkato appeared first on Telesport.