Pas 11 fitoreve rresht në të gjitha kompeticionet, Aston Villa është ndalur në “Emirates”, aty ku Arsenal fitoi 4-0. Pjesa e parë ishte disi e vakët për të dy ekipet dhe u mbyll në barazim të bardhë, 0-0.
Arsenal e nis shumë mirë pjesën e dytë, duke shënuar dy gola të shpejtë në 4 minuta. Në minutën e 48-të, i rikthyeri nga dëmtimi, Gabriel, shënon me kokë, pas krosimit nga goditja e këndit nga Buayo Saka.
Në minutën e 52-të, Martin Zubimendi dyfishon shifrat, pas asistit të marrë nga Martin Odegaard. Në minutën e 69-të ishte Leandro Trossard që shënoi golin e tretë me një goditje të fuqishme në kufijtë e zonës së rreptësisë. U desh edhe ndërhyrja e VAR për të konfirmuar që goli ishte i rregullt, pasi dyshohej për pozicion jashtë loje.
Në minutën e 78-të, ishte radha e të sapofuturit në fushë, Gabriel Jesus për të shënuar golin e katërt pas një aksioni fantastik dhe asistit të Trossard. braziliani shënoi me një goditje klasi në kufijtë e zonës së rreptësisë, goli i aprë ëpr të që pas rikthimit në fushë pas dëmtimit që e la jashtë për pothuajse një vit.
Pas kësaj fitoreje, Arsenal e mbyll vitin në vendin e parë dhe kampion dimri me 45 pikë. Aston Villa mbetet në vendin e tretë me 39 pikë.
Manchester United e ka mbyllur vitin 2025 me një tjetër zhgënjim shumë të madh. Ekipi i drejtuar nga Ruben Amorim nuk arriti të fitonte dot në “Old Trafford”, as ndaj Wolves, vendi i fundit në Premier League, që numëron vetëm 3 pikë.
“Djajtë” shënuan të parët me Joshua Zirkzee në minutën e 27-të. Holandezi shënoi golin e parë për këtë sezon, falë edhe një devijimi nga kundërshtari. Ladislav Krejci barazoi shifrat 1-1 në fund të pjesës së parë, pas një topi të ardhur nga goditja e këndit dhe mos largimit të mirë me kokë nga ana e Zirkzee. Rezultati nuk ndryshoi as në pjesën e dytë, rezultti final 1-1. Pas këtij hapi fals, Man. United renditet në vendin e gjashtë me 30 pikë.
The post Arsenal ul me këmbë në tokë Aston Villa-n. Man. United për turp, nuk fiton dot as ndaj vendit të fundit (video) appeared first on Telesport.










