Arsenal ka fituar 0-1 ndaj Everton në transfertë, për javën e 17-të në Premier League. Momenti vendimtar i ndeshjes ishte në minutën e 27-të, pas një prekje të topit me dorë nga Jake O’Brien dhe pas ndërhyrjes së VAR, arbitri jep penallti.
Viktor Gyokeres tregohet i saktë dhe kalon londinezët në avantazh. Pjesa e parë mbyllet me shifrat 0-1, por rezultati nuk ndryshon as në pjesën e dytë. Arsenali tregohet cinik, fiton me rezultatin e ngushtë, merr tre pikët dhe rikthehet në vendin e parë me 39 pikë, dy pikë më shumë se Man. City i vendit të dytë.
Në sfidën tjetër, Leeds fitoi në shtëpi 4-1 ndaj Crystal Palace. Për ekipin e drejtuar nga Daniel Farke, shënoi dopietë në pjesën e parë, Dominic Calvert-Lewin. Ampadu dhe Stach shënuan në pjesën e dytë. Për miqtë shënoi golin e nderit Devenny nga pika e bardhë e penalltisë.
Pas kësaj fitoreje, Leeds ngjitet në vendin e 16-të me 19 pikë, ndërsa Crystal Palace renditet në vendin e 8-të me 26 pikë.
The post Arsenal tregohet cinik, mjafton 1 gol për të marrë tre piket dhe vendin e parë (video) appeared first on Telesport.














