Arsenal shkëputet 4 pikë, Arteta: Fitore e rëndësishme, është ende herët për të folur për titullin

Arsenal vazhdon të shkatërrojë të gjithë kundërshtarët e tij në Premier League dhe duket se ky është viti i duhur për titullin. Dje, “topinjtë” fituan 1-0 kundër Crystal Palace dhe janë shkëputur 4 pikë nga Bournemouth i vendit të dytë.

Trajneri Mikel Arteta komentoi suksesin e skuadrës së tij: “Një fitore e madhe. E dinim sa e vështirë do të ishte. Merita për Crystal Palace për mënyrën se si u rreshtuan. Ata e bënë shumë të vështirë për ne të luanim. Ne arritëm të gjenim një mënyrë për të shënuar kundër një ekipi të organizuar shumë mirë”.

Ne nuk shënuam dot një gol të dytë dhe kur nuk e bën, je në rrezik. Ata janë një ekip jashtëzakonisht i vështirë. Ne arritëm t’i kufizojmë shumë dhe t’u japim pak hapësira”, tha Arteta, që më tej komentoi edhe golin e Eberechi Eze kundër ish-ekipit të tij.

Teknika është e pabesueshme. Ne kishim nevojë për diçka të veçantë kundër një ekipi kaq të organizuar mirë“, deklaroi trajneri spanjoll

Në fund, duke folur për garën për titull, ai tha: “Është shumë herët, është ende tetor. Gjendja emocionale është vërtet e lartë, por ka shumë gjëra që mund të përmirësojmë. Do të përpiqemi të rikuperohemi për të mërkurën”.

The post Arsenal shkëputet 4 pikë, Arteta: Fitore e rëndësishme, është ende herët për të folur për titullin appeared first on Telesport.