Arsenal duket se nuk ka rivalë këtë sezon në Premier League. “Topçinjtë” fituan derbin e Londrës, 4-1 ndaj Tottenham, i luajtur në “Emirates”, i vlefshëm për javën e 12-të.
Rezultati u zhbllokua në minutën e 36-të, pas një aksioni fantastik dhe kombinimi të përkyer mes Mikel Merino dhe Leandro Trossard, belgu dërgon topin në rrjetë.
Në minutën e 41-të, ishte blerja e bujshme e verës, Eberechi Eze, i cili dyfishoi shifrat për “Topçinjtë”. Një pjesë e parë fantastike nga të besuarit e Mikel Artetës, e cila mbyllet 2-0.
Arsenal e ka nisur pjesën e dytë në derbin ndaj Tottenham, aty ku la të parën, me gol. Pas një topi të fituar në zonën e kundërshtarit fillimisht nga Bukayo Saka dhe asistit të Declan Rice, Eberechi Eze shënon me të majtën, golin e dytë personal dhe të tretin për Arsenalin.
Në minutën e 54-të, pasi përfiton nga një top i humbur nga Zubimendi, Richarlison shënon ndoshta golin më të bukur të këtij sezoni deri tani në PL. Braziliani befasoi Raya-n me një goditje pak më shumë se nga mesi i fushës.
Në minutën e 75-të, Eberechi Eze vulos fitoren e Arsenalit me tregolëshin e tij, pas asistit të Trossard. Arsenal fiton derbin 4-1 dhe kryeson i vetëm me 29 pikë, 6 pikë më larg se ndjekësi i dytë që është Chelsea. Tottenham mbetet në vendin e 9-të me 18 pikë.
The post Arsenal “shkatërron” Tottenham, por Richarlison shënon golin e sezonit. Eze “hat-trick” (video) appeared first on Telesport.











