Arsenal nuk shfrytëzon humbjen e City-t, mjaftohet me një pikë ndaj Nottingham

Arsenal ka barazuar 0-0 në transfertën ndaj Nottingham Forest, të luajtur në “City Ground”, e vlefshme për javën e 22-të në Premier League. “Topçinjtë” kanë humbur kështu mundësinë e artë për t’u shkëputur në renditje pas humbjes së rivalit direkt, Manchester City, 2-0 në derbin ndaj Manchester United.

Pjesa e parë dhe i gjithë takimi u mbyll pa gola, pavarësisht rasteve për të dyja ekipet. As zëvendësimet e kryera në pjesën e dytë nga trajneri Mikel Arteta, nuk dhanë efekt.

Pas këtij barazimi, Arsenal kryeson me 50 pikë, ndiqet nga Manchester City dhe Aston Villa me nga 43 pikë, por ekipi i drejtuar nga Unai Emery luan nesër në shtëpi për këtë javë ndaj Everton, ku ka mundësinë të ngushtojë diferencën ndaj londinezëve.

Nottingham renditet në vendin e 17-të me 22 pikë, duke marrë kështu nje pikë shumë të rëndësishme në garën për mbijetesë, duke ditur kundërshtarin që kishte përballë.

The post Arsenal nuk shfrytëzon humbjen e City-t, mjaftohet me një pikë ndaj Nottingham appeared first on Telesport.