Arsenal nuk e diskuton fare Tottenham, dy gola për pesë minuta (video)

Pjesa e parë e derbit londinez mes Arsenalit dhe Tottenhamit është mbyllur 2-0 për “Topçinjtë”, ndeshje e vlefshme për javën e 12-të në Premier League.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 36-të, pas një aksioni fantastik dhe kombinimi të përkyer mes Mikel Merino dhe Leandro Trossard, belgu dërgon topin në rrjetë.

Në minutën e 41-të, ishte blerja e bujshme e verës, Eberechi Eze, i cili dyfishoi shifrat për “Topçinjtë”. Një pjesë e parë fantastike nga të besuarit e Mikel Artetës.

Gjithsesi, Tottenham ka treguar vazhdimisht që është nga ato ekipe që nuk dorëzohen, ndaj na pret një pjesë e dytë po aq e bukur sa e para.

SHIKOGOLAT/

The post Arsenal nuk e diskuton fare Tottenham, dy gola për pesë minuta (video) appeared first on Telesport.