Arsenal në finalen e Carabao Cup, reagon Arteta: Goli i Havertz në shtesë ishte një moment magjik

Arsenal preu të martën një biletë për në finalen e Carabao Cup, pas triumfit 1-0 ndaj Chelsea në gjysmëfinalen e dytë. “Topçinjtë” kishin fituar 3-2 edhe ndeshjen e parë e tani presin të mësojnë emrin e kundërshtarit.

Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, duke folur për këtë kualifikim tha: “Jemi shumë të lumtur. Mendoj se në përgjithësi, gjatë dy ndeshjeve, e meritonim të kalonim në fazën tjetër”.

Goli i fitores erdhi në minutën e 97-të nga Kai Havertz: “Ishte një ndeshje e gjatë, por e prisnim këtë. E mbyllëm në fund në një mënyrë të bukur, me Kai që shënoi golin që solli edhe reagimin e turmës”.

“Titullarët, finalizuesit, stafi, të gjithë atje. Ishte magjike. Vërtet të lumtur sepse ishte një ndeshje vërtet e vështirë kundër një kundërshtari të shkëlqyer dhe ne jemi në Wembley”, shtoi Arteta.

Mendoj se tifozët ishin të e shkëlqyer. Ata sollën kaq shumë energji dhe besim në ekip në momente të ndryshme. Mendoj se të gjithë meritojmë të jemi së bashku në Wembley“, përfundoi Arteta.

The post Arsenal në finalen e Carabao Cup, reagon Arteta: Goli i Havertz në shtesë ishte një moment magjik appeared first on Telesport.