Në 4 ndeshjet e tij të para me Arsenal në Premier League, Viktor Gyokeres ka shënuar 3 gola. Pritshmëritë për suedezin janë të mëdha për këtë sezon, megjithatë Arsenal duhet t’i vijë atij në ndihmë për të qenë sa më produktiv para portës kundërshtare.
Golashënuesi më i mirë në historinë e Premier League, Alan Shearer, i ka dhënë së fundmi një këshillë të vyer Arsenal-it, për ta bërë Gyokeres të pandalshëm sipas tij.
“Unë mendoj se për të nxjerrë më të mirën prej tij, Gyokeres ka nevojë për topa të hershëm në zonë. Këtë gjë e pamë edhe në ndeshjen ndaj Nottingham Forest. Në pjesën e dytë, kur ai mori dy topa të hershëm në zonë, njërin prej tyre e shënoj gol. Ai do të shënojë shumë gola nëse ata vazhdojnë të fusin topa në zonë herët”, tha Shearer.
The post Arsenal merr këshillën e vyer për Gyokeres: Po e bëtë këtë gjë, ai do jetë i pandalshëm appeared first on Telesport.