Arsenal ka marrë fitoren e pestë rresht, këtë herë 1-2 në transfertë. “Viktima” e radhës e “Topçinjve” është Burnley i Armando Brojës, ku sulmuesi shqiptar u aktivizua 15 minutat e fundit, por pa arritur të gjejë dot rrjetën.
Golin e parë për londinezët e realizoi Gyokeres në minutën e 14-të. Suedezi shënoi me kokë pas një topi të ardhur nga goditja e këndit. Declan Rice dyfishoi me kokë shifrat në minutën e 35-të, pas krosimit perfekt të Trossard.
Rezultati mbeit i pandryshuar deri në fund, Arsenal kryeson me 25 pikë pas 10 javësh. Ndjekësi më i afërt për momentin është Bournemouth me 18 pikë për momentin.
Pas tre fitoreve rresht, Manchester United është ndalur në barazim. “Djajtë e Kuq” barazuan 2-2 në transfertë ndaj Nottingham Forest. Për “Djajtë e Kuq” shënoi Casemiro me kokë në minutën e 34-të, pas krosimit të Bruno Fernandes nga goditja e këndit. Pjesa e parë u mbyll 0-1 për United.
Pjesa e dytë nisi mjaft mirë për vendasit, të cilët shënuan dy gola për dy minuta, duke përmbysur disavantazhin e pjesës së parë.
Fillimisht, Morgan Gibbs-White barazoi shifrat, duke shënuar me kokë pas krosimit të bukur të Yates. Në minutën e 50-të, Nicolo Savona shënon golin e parë me fanellën e Nottingham Forest. Amad Diallo shpëtoi United nga humbja, me një supergol të shënuar në minutën e 80-të. Pas këtij barazimi, Man. United mban vendin e 5-të me 17 pikë.
The post Arsenal merr fitoren e pestë rresht, Broja luan 15 minuta. Diallo shpëton Man. United nga humbja (video) appeared first on Telesport.










