Arsenal merr fitoren e katërt rresht në Champions, plus dy rekorde. Mungon goli në Napoli-Eintracht (video)

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para për sot në Champions League. Arsenal ka marrë fitoren e katërt rresht, duke mundur 0-3 në transfertë Slavia Prague. Në minutën e 30-të, pas një goditjeje këndi për anglezët, Lukas Provod prek me dorë topin e goditur me kokë nga Gabriel.

Pas ndërhyrjes së VAR, ka penallti për Arsenalin. Bukayo Saka tregohet i saktë dhe dërgon topin në rrjetë. Saka është lojtari i parë i Arsenalit që shënon në katër ndeshje radhazi jashtë fushe në Champions League. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për londinezët, të cilët e nisin mjaft mirë pjesën e dytë. “Topçinjtë” kanë gjetur direkt golin që në minutën e parë, pas një kundërsulmi të shpejtë dhe kombinimit perfekt mes dy sulmuesve, Leandro Trossard dhe Mikel Merino. Belgu asiston, spanjolli finalizon.

Mikel Merino do të vuloste fitoren e Arsenalit me golin e tij në minutën e 68-të, pas asistit të Declan Rice. Në minutën e 72-të, shkruhet historia në Champions League. Del Leandro Trossard dhe futet Max Doëman, i cili bëhet lojtari më i ri që luan ndonjëherë në Champions League, vetëm 15 vjeç e 308 ditë. Arsenal fiton 0-3 dhe mban vendin e parë me 12 pikë në 4 ndeshje.

SHIKGOLAT

Në ndeshjen tjetër të luajtur në “Diego Armando Maradona”, Napoli barazoi pa gola ndaj Eintracht Frankfurt. Gjermanët renditen në vendine  18-të, italianët një vend më poshtë me nga 4 pikë të dy.

The post Arsenal merr fitoren e katërt rresht në Champions, plus dy rekorde. Mungon goli në Napoli-Eintracht (video) appeared first on Telesport.