Pavarësisht se është në fazën më vendimtare të sezonit, ku është në garë për të gjithë trofetë e mundshëm, Arsenal njëkohësisht po mendon edhe për merkaton e verës. Burime të ndryshme nga Anglia bëjnë me dije se një nga objektivët kryesor të “Topçinjve” është transferimi i Sandro Tonalit, i cili po shkëlqen te Newcastle dhe është një nga lojtarët e momentit më të kërkuar në treg.
Edhe pse ka një merkato deri diku të plotësuar me emra me peshë, drejtuesit e Arsenalit e shohin Tonalin si lojtarin e duhur plotësues për këtë repart. Sipas burimeve të ndryshme oferta e Arsenalit për mesfushorin italian pritet të jetë rreth 100 milionë euro.
Mikel Arteta është një fans i madh i tij dhe në rast suksesi në Premier League, transferimi i Tonali-t do të ishte “dhurata” ideale për trajnerin spanjoll. Megjithatë, gara për Tonalin do të jetë shumë e fortë, pasi italiani ndiqet edhe nga klube të tjera të mëdha si Real Madird, Manchester United, Bayern, PSG etj.
The post Arsenal mendon që tani për sezonin e ri, 100 milionë euro për yllin e Italisë appeared first on Telesport.










