Arsenal është rikthyer te fitorja në Premier League, pais ka mundur në “Emirates” 2-1 Wolves, për javën e 16-të. Një fitore shumë e vuajtur për “Topçinjtë” ndaj një ekipi që renditet në vendin e fundit dhe numëron vetëm 2 pikë pas 16 javësh.
Rezultati u zhbllokua fillimisht nga autogoli i Johnstone në minutën e 70-të. Bukayo Saka kroson nga goditja e këndit, topi përplaset në traversë, shtyllë dhe më pas në kokën e portierit të Wolves dhe përfundon në rrjetë.
Në minutën e 80-të futet në fushë Gabriel Jesus në vend të Gyokeres. Braziliani rikthehet në fushë pas thuajse 12 muajsh, nga dëmtimi që pësoi rreth një vit më parë. Në minutën e 90-të, ndodh befasia e madhe. Tolu Arokodare shënon me kokë, pasi devijoi në rrjetë në mënyrën e duhur, goditjen e Matheus Mane.
Në minutën e tretë shtesë, Saka kroson në zonë, godet Gabriel Jesus, por në fund ishte goditja me kokë e mesfushorit të Wolves, Yerson Mosquera, që e dërgoi topin në rrjetë, duke u bërë autogoli i dytë për sot. Arsenal fiton përfundimisht 2-1.
Pavarësisht se ishte një ndeshje zhgënyjese për londinezët, në fund rëndësi kanë pikët. Pas kësaj fitoreje, Arsenal shkon në kuotën e 36 pikëve, 5 pikë më shumë se ndjekësi më i afërt që është Man. City, i cili përballet nesër në transfertë ndaj Crystal Palace.
https://www.goalstube.online/2025/12/arsenal-wolverhampton.html
The post Arsenal me zor fiton ndaj vendit të fundit, falë dy autogolave (video) appeared first on Telesport.











