Pas dy barazimeve rresht dhe humbjes së javës së kaluar nga Manchester United, Arsenal është rikthyer te fitorja, duke marrë fitoren e thellë 0-4 ndaj Leeds në transfertë.
Sfida u zhbllokua në minutën e 27-të, Noni Madueke kroson në zonë, Martin Zubimendi shënon me kokë, edhe pse kjo nuk është pika e tij e fortë si lojtar, por në këtë rast u tregua i saktë.
Në minutën e 38-të, Madueke kroson nga këndi, portieri i Leeds, Karl Darlow, nuk tregohet aspak i vëmendshëm dhe shënon autogol. Pjesa e parë mbyllet 0-2 për Arsenalin.
Në pjesën e dytë, Arsenal shënoi edhe dy herë të tjera me Viktor Gyokeres 69′ dhe Gabriel Jesus 86′. Pas kësaj fitoreje, Arsenal kryeson renditjen me 53 pikë, 7 pikë më shumë se dy ndjekësit më të afërt, Man. City dhe Aston Villa, të cilët luajnë nesër.
Në dy sfidat e tjera, Brighton barazoi në shtëpi 1-1 ndaj Everton, Bournemouth fitoi 0-2 në transfertën ndaj Wolves.
The post Arsenal me fitore bindëse në transfertë, Gyokeres gjen më në fund golin (video) appeared first on Telesport.








