Arsenal është duke fituar 0-2 ndaj Leeds në “Elland Road”, ndeshje e vlefshme për javën e 24-të në Premier League. “Topçinjtë” vijnë në këtë takim pas fitores në Champions në mesjavë, por pas 3 javësh pa fitore në kampionat. Në anën tjetër, vendasit janë në pozicion të vështirë dhe iu duhen pikët për mbiejtesën.
Sfida u zhbllokua në minutën e 27-të, Noni Madueke kroson në zonë, Martin Zubimendi shënon me kokë, edhe pse kjo nuk është pika e tij e fortë si lojtar, por në këtë rast u tregua i saktë.
Në minutën e 38-të, Madueke kroson nga këndi, portieri i Leeds, Karl Darlow, nuk tregohet aspak i vëmendshëm dhe shënon autogol. Pjesa e parë mbyllet 0-2 për Arsenalin.
Në dy sfidat e tjera, Brighton po barazon pa gola ndaj Everton, Bournemouth po fiton 0-1 në transfertë ndaj Wolves.
The post Arsenal mbaron punë që në pjesën e parë ndaj Leeds, vendasit shënojnë në portën e tyre (video) appeared first on Telesport.









