Arsenal “manita” ndaj Leeds, Arteta me “dhimbje koke”. Dëmtohen dy titullarë (video)

Arsenal ka fituar 5-0 ndaj Leeds në sfidën e luajtur në “Emirates”, e vlefshme për javën e dytë të Premier League. “Topçinjtë” e mbyllën pjesën e parë në avantazh të dyfishtë, falë golave të Jurrien Timber 34, i cili shënoi me kokë pas krosimit të Declan Rice nga goditja e këndit dhe Bukayo Saka 45+1′, falë asistit të Timber.

Në fillim të pjesës së dytë, Arsenal shënoi dhe gy gola të tjerë. Në minutën e 48-të, Viktor Gyokeres shënon golin e parë me fanellën e “Topçinjve”. Pasi mori një top nga Riccardo Calafiori, depërtoi bukur nga krahu brenda në zonë, kaloi mbrojtësit kundërshtarë dhe dërgoi topin në rrjetë. Një gol shumë i bukur nga suedezi.

Në minutën e 56-të, Jurrien Timber shënoi golin e katërt për Arsenalin dhe të dytin personal, sërish pas topit të ardhur nga goditja e këndit dhe rrëmujës së krijuar në zonë. Në minutat e fundit shtesë, Viktor Gyokeres shënon golin e dytë personal dhe të pestin për Arsenal. Suedezi u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Arsenal merr vendin e parë në Premier League me 6 pikë të plota, aq sa ka dhe Tottenham, që renditet i dyti.

Pavarësisht fitores bindëse, Mikel Arteta mori dy goditje të mëdha nga ky takim, siç ishin dëmtimet e Martin Odegaard në pjesën e parë dhe të Bukayo Saka në pjesën e dytë. Në orët në vijim, pritet të mësohet më shumë rreth dëmtimit të dy lojtarëve dhe sa kohë do mungojnë ata. Vlen për t’u përmendur edhe debutimi në Premier League i 15-vjeçarit, Max Downman në vend të Noni Madueke.

SHIKOGOLINETIMBER

SHIKOGOLINESAKA

SHIKOGOLINEGYOKERES

SHIKOGOLINETIMBER

The post Arsenal “manita” ndaj Leeds, Arteta me “dhimbje koke”. Dëmtohen dy titullarë (video) appeared first on Telesport.