Arsenal kërkon yllin e Interit, ofron Ozil në shkëmbim
Ivan Perisic dhe Inter është një martesë e destinuar të përfundojë me divorc, fakt të cilin me shumë diplomaci e pranoi dhe trajneri Luciano Spelletti. Perisic pëlqehet nga shumë ekipe, por fillimisht duhet të flasin me shifra dhe ofertë konkrete”.
Duke qëndruar tek shifrat, nuk është më një sekret që Inter i ka vendosur një çmim 40 milion euro, shifër kjo e cila do ti jepte mundësinë Interit të gjente menjëhërë një zëvendësues pasi largimi i Perisiç lë një gropë të madhe në skemat e Spallettit. Man.United ishte skuadra e parë e cila kërkoi shërbimet e kroatit por njëkohësisht edhe ekipi i parë që është tërhequr, të paktën për momentin.
Sipas BBC, Arsenal është hedhur në sulm për Perisic, por oferta e parë është refuzuar: transferimi në formë huazimi deri në fund të sezonit me të drejtë blerje më pas për 40 milion euro. Pasi i snobuan ofertën e parë, londinezët kanë një tjetër propozim: shkëmbimin Perisic-Ozil, gjithnjë në formë huazimi deri në fund të sezonit.
Kjo ofertë e dytë ka bërë që drejtuesit e klubit ziklater ta marrin me qetësi pasi Ozil është një emër që i ka pëlqyer gjithnjë.