E kërkoi edhe verën e kaluar, por nuk u bë dot i mundur transferimi i tij. Arsenal nuk heq dorë nga Ademola Lookman, duke kërkuar që të finalizojë njëherë e mirë transferimin e tij këtë verë.
Nigeriani shënoi 20 gola dhe dha 7 asiste në 40 ndeshje në të gjitha kompeticionet në sezonin e fundit me Atalanta-n, duke ngjallur interesin e shumë klubeve të mëdha, mes tyre edhe Arsenal.
Ndërkohë, Atalanta duke parë interesin e shumë klubeve për sulmuesin e saj ka vendosur shifrën 50 milionë euro për kartonin e tij. Lookman është i hapur për largimin nga klubi bergamask dhe është i gatshëm të bashkohet me “Topçinjtë”.
Problemi i vetëm është se dy klubet jane ende larg arritjes së marrëveshjes. Gjithsesi, javët në vijim pritet të shtohen më shumë bisedimet mes tyre. Ajo që mund të thuhet me siguri është se Ademola Lookman sipas të gjitha gjasave e ka mbyllur aventurën e tij me Atalanta-n dhe po kërkon një aventurë të re.
The post Arsenal i rikthehet pistës së vjetër, kërkon sulmuesin 50 milionë eurosh të Serisë A appeared first on Telesport.