Arsenal i pandalshëm në Champions. Juventus nuk fal në shtëpi, “digjet” Zhegrova. Mourinho “leksione” Conte-s (video)

Arsenal ka marrë fitoren e gjashtë rresht këtë sezon në Champions League. Sonte, “Topçinjtë” fituan në transfertë 0-3 ndaj Club Brugge, ku protagonisti kryesor ishte Noni Madueke, me dy gola. Goli i parë erdhi në minutën e 25-të, pasi mori një top pak më tutje se mesi i fushës, dribloi dy nga kundërshtarët dhe me një goditje nga distanca, “shkundi” rrjetën.

Në fillim të pjesës së dytë, Madueke shënoi golin e dytë, këtë herë me kokë, pas krosimit të Martin Zubimendit. Në minutën e 56-të, ishte radha e Gabriel Martinelli për të shënuar me një goditje klasi në kufijtë e zonës së rreptësisë. Gabriel Martinelli është lojtari i parë i Arsenalit që shënon në pesë ndeshje radhazi në Champions League.

Jose Mourinho mposht Antonio Conte-n. Në “Estadio da Luz”, Benfica fitoi 2-0 ndaj Napolit, duke i lënë italianët në një pozitë tejet të vështirë, në vendin e 24-të, që rrezikon shumë të mos shkojë dot as në play-off. Golat për portugezët u shënuan nga Richardo Rios në minutën e 20-të dhe Leandro Barreiro në minutën e 49-të, pas asistit të Rios.

Juventus vuan shumë ndaj Pafos. Bardhezinjtë kanë fituar në “Allianz Stadium” 2-0 ndaj qipriotëve, falë golave në pjesën e dytë. Weston McKennie zhbllokoi shifrat në minutën e 67-të. Në minutën e 73-të, Jonathan David dyfishoi shiftat për bardhezinjtë. Edon Zhegrova e nisi si titullar këtë takim, por luajti vetëm 45 minutat e para dhe në fillim të pjesës së dytë u zëvendësua direkt nga Luciano Spalletti.

SHIKOGOLAT

The post Arsenal i pandalshëm në Champions. Juventus nuk fal në shtëpi, “digjet” Zhegrova. Mourinho “leksione” Conte-s (video) appeared first on Telesport.