Arsenal i habit të gjithë, largon lojtarin që vendosi rekordin historik në Champions dhe ia ofron Fenerbahce

Mediet turke kanë publikuar ditën e sotme një lajm vërtet të bujshëm, sipas të cilave Arsenal ka nxjerrë në shitje Gabriel Martinelli-n dhe ia ka ofruar sulmuesin brazilian Fenerbahce-s.

24-vjeçari i cili ka shënuar 6 gola këtë sezon, 5 prej të cilëve në Champions League nuk është një titullar i rregullt dhe është përfolur shpesh për një largim nga londinezët. Martinelli është lojtari i parë në historinë e Arsenalit që shënon në 5 ndeshje rresht në Champions League.

Ajo që e bën akoma edhe më të çuditshme këtë situatë është fakti që Mikel Arteta e ka përgëzuar dhe vlerësuar shumë herë publikisht anësorin brazilian, ndaj është për t’u habitur ky vendim për ta larguar atë në mes të sezonit, ku “Topçinjtë” janë në garë për titullin kampion në Premier League dhe kërkojnë suksesin edhe në Champions League.

Vlera e Martinelli në treg është 45-50 milionë euro dhe duket e vështirë që Fenerbahce të paguajë këtë shumë. Por, nuk përjashtohet as mundësia e huazimit me të drejtë blerje në fund të sezonit.

The post Arsenal i habit të gjithë, largon lojtarin që vendosi rekordin historik në Champions dhe ia ofron Fenerbahce appeared first on Telesport.