Arsenal e ka nisur pjesën e dytë në derbin ndaj Tottenham, aty ku la të parën, me gol. Pas një topi të fituar në zonën e kundërshtarit fillimisht nga Bukayo Saka dhe asistit të Declan Rice, Eberechi Eze shënon me të majtën, golin e dytë personal dhe të tretin për Arsenalin.
Rezultati u zhbllokua në minutën e 36-të, pas një aksioni fantastik dhe kombinimi të përkyer mes Mikel Merino dhe Leandro Trossard, belgu dërgon topin në rrjetë.
Në minutën e 41-të, ishte blerja e bujshme e verës, Eberechi Eze, i cili dyfishoi shifrat për “Topçinjtë”. Kujtojmë që Arsenal pagoi 70 milionë euro për Eze te Crystal Palace dhe duket se ka goditur në shenjë me këtë lojtar.
The post Arsenal i frikshëm, blerja 70 milionë euro fundos Tottenhamin (video) appeared first on Telesport.











