Pas Martin Zubimendi-t, Arsenal është shumë pranë transferimit të një tjetër lojtari nga La Liga. “Topçinjtë” duan të transferojnë qendërmbrojtësin e Valencia-s, 19-vjeçarin Cristhian Mosquera.
Gjatë fundjavës, Arsenal i ka ofruar Valencia-s, 15 milionë euro për kartonin e 19-vjeçarit, por oferta e tyre është refuzuar nga klubi spanjoll. Sipas mediave spanjolle, Arsenal këto ditë pritet të përmirësojë ofertën deri në 20 milionë euro, shifër brenda pritshmërive të Valencia-s.
Mosquera është në vitin e fundit të kontratës me Valencia-n, ndaj ekipi i La Ligës është i hapur për të lejuar largimin e tij, por gjithmonë nëse vjen oferta e duhur, që në këtë rast është 20 milionë euro.
Në anën tjetër, Arsenal ka arritur marrëveshjen me lojatin përsa i përket kushteve personale. Drejtori sportiv i Arsenalit, Andrea Berta, pritët të mbyllë marrëveshjen me Valencia-n brenda kësaj jave.
The post Arsenal i fiksuar me yjet e Spanjës, pas Zubimendi-t ka gati transferimin e radhës që do t’i kushtojë 20 mln euro appeared first on Telesport.