Arsenal e ka mbyllur pjesën e parë në avantazh 0-1 në transfertën ndaj Everton, e vlefshme për javën e 17-të në Premier League. Pas një prekje të topit me dorë nga Jake O’Brien dhe pas ndërhyrjes së VAR, arbitri jep penallti.
Viktor Gyokeres tregohet i saktë dhe kalon londinezët në avantazh. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Arsenalin. Në sfidën tjetër, Leeds po udhëheq 2-0 ndaj Crystal Palace pas 45 minutave të para, pas dopietës të zakonshmit Dominic Calvert-Lewin.
Në La Liga, Real Madrid po kryeson 1-0 ndaj Sevilla pas pjesës së parë. Rezultati u zhbllokua në minutën e 38-të. Rodrygo kroson në zonë nga goditja e dënimit, Jude Bellingham kërcen mbi mbrojtësit kundërshtarë dhe dërgon topin në rrjetë.
Në Francë, këtë fundjave luhen ndeshjet për Kupën e Francës, raundi i 1/32-ve. PSG po bën detyrën pas pjesës së parë, duke fituar 0-2 në transfertë ndaj Fontenay. Për parizienët shënoi Desire Doue 25′ dhe Ousmane Dembele 34′, nga penalltia.
The post Arsenal i falet një penalltie, Bellingham nderon Real Madridin. PSG bën detyrën (video) appeared first on Telesport.














