Arsenal ka fituar 3-0 ndaj Fulham, në derbin londinez të luajtur në “Emirates”, i vlefshëm për javën e 35-të në Premier League. “Topçinjtë” gjetën avantazhin që në minutën e 9-të, ku pas një aksioni të shpejtë dhe asistit të Bukayo Saka, ishte Viktor Gyokeres, i cili shtyu topin në rrjetë.
Në minutën e 31-të, Riccardo Calafiori shënoi me kokë, pas krosimit të Leandro Trossard, por goli i italianit u anullua për pozicion jashtë loje, pas ndërhyrjes së VAR.
Në minutën e 40-të, Saka shënon golin e dytë për Arsenalin, pas asistit të Gyokeres dhe devijimit të mbrojtësit kundërshtar, topi përfundon në rrjetë. Në minutat shtesë, Gyokeres shënon golin e dytë personal dhe të tretin për Arsenalin. Pas krosimit të Torrsard, suedezi shënoi me kokë. Ky është goli i 21-të për suedezin në këtë sezon të tijin të parë në Londër, në të gjitha kompeticionet e këtij sezoni. Rezultati nuk ndryshon në 45 minutat e dyta.
Pas kësaj fitoreje, Arsenal kryeson renditjen me 76 pikë, 6 pikë më shumë se Man. City, i cili ka dy ndeshje më pak.
The post Arsenal fiton pastër në derbin londinez dhe kalon presionin te Man. City (video) appeared first on Telesport.









