Arsenal fiton “Emirates Cup”, shkëlqen Gyokeres dhe blerja tjetër e bujshme e verës (video)

Arsenal ka mposhtur 3-0 Athletic Bilbao dhe ka fituar turneun e përvitshëm miqësor, i njohur si “Emirates Cup”. Londinezët e drejtuar nga Mikel Arteta e nisën takimin me këtë formacion zyrtar: Raya; Timber, Saliba, Gabriel, Calafiori; Zubimendi, Rice, Odegaard; Martinelli, Gyokeres, Saka.

Sytë e të gjithëvë ishin padyshim te transferimi i bujshëm i kësaj vere, Viktor Gyokeres. Suedezi nuk ka zhgënjyer aspak, duke zhbllokuar rezultatin me golin e tij në minutën e 33-të. Pas një krosimit të bukur nga blerja tjetër e bujshme e kësaj vere për londinezët, Martin Zubimendi, Gyokeres dërgon me një goditje të bukur me kokë topin në rrjetë. SHIKOGOLINGYOKERES

Tre minuta më pas ishte radha e Bukayo Saka, i cili shënoi golin e dytë për vendasit, pas asistit të marrë nga Gabriel Martinelli. Pjesa e parë mbyllet 2-0 për të zotët e shtëpisë. SHIKOGOLINESAKA

Në minutën e 82-te ishte Kai Havertz që shënoi golin e tretë. Gjermani i futur në lojë pak minuta më parë në vend të Gyokeres, vulosi fitoren për të zotët e shtëpisë, me një gol të bukur, pas një vrapimi më shumë se nga mesi i fushës. SHIKOGOLINEHAVERTZ

Rezultati përfundimtar 3-0 për vendasit, ku ra sidomos në sy paraqitja e dy blerjeve të bujshme të kësaj vere: Martin Zubimendi dhe Viktor Gyokeres.

The post Arsenal fiton “Emirates Cup”, shkëlqen Gyokeres dhe blerja tjetër e bujshme e verës (video) appeared first on Telesport.