Arsenal fiton edhe me rezervat, Arteta: Të gjithë do të jenë të rëndësishëm për pjesën e dytë të sezonit

Arsenal e mbylli fazën e grupeve të Champions League në vendin e parë, me tetë fitore dhe 24 pikë të plota. Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, u shpreh i kënaqur me këtë rezultat dhe paraqitjen e skuadrës së tij në këtë turne deri më tani.

Në sfidën e fundit, “topçinjtë” fituan 3-2 ndaj Kairat Almaty, ku protagonist ishte Viktor Gyokeres, me një gold he një asist. Ndeshje ku mjaft nga titullarët qëndruan pushim dhe ata që kanë luajtur më pak patën mundësi të tregojnë vlerën e tyre.

Mendoj se cilësia që Viktor tregoi, mënyra se si u lidh me ekipin, goli që shënoi, asistimi që dha në pjesën e parë, ishte një performancë vërtet pozitive. Sigurisht që ai donte të vazhdonte të luante, kështu që e di se çfarë do të ndodhë nesër”, tha Arteta.

Tani e tutje do të duhet të marrim një vendim nëse ai do të luajë apo jo si titullar në ndeshjet e radhës. Edhe Kai Havertz është një lojtar që na jep shumë shkathtësi dhe kërcënim nga pozicione të ndryshme”, shtoi trajneri spanjoll.

Më tej, duke folur për Havertz, trajneri tha: “Është një lojtar unik në fushat që mund të zërë dhe mënyrën se si shoqërohet me lojtarë të tjerë. E përballon shumë mirë presionin dhe është një lojtar që do të jetë vërtet i rëndësishëm në këtë pjesë të dytë të sezonit.”

The post Arsenal fiton edhe me rezervat, Arteta: Të gjithë do të jenë të rëndësishëm për pjesën e dytë të sezonit appeared first on Telesport.