Listës së gjatë së ekipeve të interesuar për Davide Bartesaghi, zbulimi i madh i Milanit në krahun e majtë të mbrojtes, i janë shtuar së fundmi dy klube të tjera të mëdha si Real Madrid dhe Arsenal.
19-vjeçari i cili ka kontratë me Milanin deri në vitin 2030, është aktivizuar në 13 ndeshje këtë sezon me kuqezinjtë dhe ka shënuar 2 gola deri tani dhe një asist.
Vlera e talentit italian në treg është rreth 45 milionë euro, një shifër e majme, por që ekipet “big” si Arsenal, Real Madrid, Chelsea, Man. City, Bayern e PSG, janë të gatshme ta paguajnë.
Por, duket e pamundur që Milan të heq dorë prej një talenti si Davide Bartesaghi, pavarësisht interesimit të madh të klubeve të njohura.
The post Arsenal dhe Real Madrid futen në garë për zbulimin e madh të Milanit këtë sezon, kushton 45 mln euro appeared first on Telesport.













