Skuadrat Arsenal dhe Atletico Madrid janë në garë për të nënshkruar kontratë me mbrojtësin spanjoll, Alejandro Grimaldo.
Më parë është raportuar se edhe klubet e mëdha si Manchester City, Napoli dhe Inter janë të interesuara që të nënshkruajnë kontratë me 23 vjeçarin, shkruan Goal.
Mirëpo garën për ta përvetësuar futbollistin Grimaldo, është duke e kryesuar Arsenal pasi që kjo e fundit është duke e parë Grimaldon si një lojtarë që do të qëndrojë në klub për një kohë të gjatë.
Grimaldo aktualisht luan në kampionatin portugez me skuadrën e Benfica-s.