Arsenal “bind” ndaj Leeds, Odegaard bën me “dhimbje koke” Artetën. Napoli në avantazh falë Tominay (video)

Arsenal e ka mbyllur në avantazh 2-0 pjesën e parë ndaj Leeds, në sfidën që po luhet në “Emirates”. Londinezët gjetën golin  e parë në minutën e 34-të, Jurrien Timber shënon me kokë pas krosimit nga goditja e këndit nga Declan Rice. SHIKOGOLINETIMBER

Në fund të pjesës së parë, Bukayo Saka dyfishon shifrat, pas asistit të Timber. Megjithatë, dëmtimi i Odegaard në minutën e 38-të, ka shqetësuar jo pak Mikel Artetën, duke shpresuar që mos të bëhet fjalë për diçka serioze. SHIKOGOLINESAKA

Në Serie A, Napoli po fiton në transfertë 0-1 ndaj Sassuolo, në ndeshjen hapëse për këtë sezon të ri. Kampionët në fuqi të Serisë A gjetën golin në minutën e 16-të, një krosim perfekt nga Politano në krah për Scot Tominay, i cili dërgon me kokë topin në rrjetë. SHIKOGOLINETOMINAY

Në Bundesligë, Dortmund po fiton në transfertë 0-1 ndaj St.Pauli. Guirassy shënoi me kokë golin e avantazhit për verdhezinjtë në minutën e 34-të, pas krosimit të Sabitzer. Pesë minuta më pas, Guirassy pati shansin e artë të dyfishonte shifrat, por gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. SHIKOGOLINEGUIRASSY

The post Arsenal “bind” ndaj Leeds, Odegaard bën me “dhimbje koke” Artetën. Napoli në avantazh falë Tominay (video) appeared first on Telesport.