Kanë përfunduar 4 ndeshjet e drekës në Premier League, të vlefshme për javën e 9-të. Në “Emirates”, Arsenal fitoi 1-0 ndaj Crystal Palace. Fatin e takimit e vendosi Eberechi Eze, i cili kaloi “Topçinjtë” në avantazh në minutën e 38-të, me një goditje të fuqishme brenda zonës, pas një aksioni që nisi nga një goditje dënimi.
I vetmi lajm i keq për Arsenal është shqetësimi i Declan Rice, i cili u largua i dëmtuar në minutat e fundit, por londinezët shpresojnë të mos jetë gjë serioze. Pas kësaj fitoreje, Arsenal kryeson renditjen me 22 pikë. Vendi i dytë mbahet nga Bournemouth, surpriza e madhe e këtij sezoni deri tani, bashkë me Sunderland. Ekipi i drejtuar nga Andoni Iraola fitoi 2-0 ndaj Nottingham Forest me golat e Tavernier 25′ dhe Kroupi 40′.
Në “Villa Park”, Aston Villa mundi 1-0 Man. City-n. Fatin e ndeshjes e vendosi supergoli i Matty Cash në minutën e 18-të. Për Aston Villa-n e drejtuar nga Unai emery kjo është fitorja e katërt rresht, ndërsa City i Guardiolës humbet pas 3 fitoreve rresht.
Në sfidën tjetër, Burnley fitoi 2-3 në fund në transfertën ndaj Wolves. Për të dytën ndeshje rresht, asnjë minutë në dispozicion për Armando Brojën.
The post Arsenal bën detyrën dhe mban i vetëm kreun. Aston Villa i rikthen dhimbjen e kokës Guardiolës (video) appeared first on Telesport.










