Arrihet marrëveshja, Vlahovic me Juventus deri në vitin 2028, ja shifra që do të arkëtojë sulmuesi

Dusan Vlahovic dhe Juventus kanë arritur një marrëveshje paraprake për një rinovim kontrate deri në vitin 2028, bazuar në një pagë prej afërsisht 6 milionë eurosh, plus bonuse.

Kjo marrëveshje ka shënuar një pikë kthese përfundimtare në marrëdhënien midis sulmuesit serb dhe bardhezinjve pas pasigurisë së kaluar kohët e fundit.

Sulmuesi, gati për t’u rikthyer në skuadër për ndeshjen e së shtunës kundër Sassuolo, ka shprehur angazhimin e tij të plotë për projektin e ri të trajnerit, duke lënë të vetmen çështje të mbetur për t’u zgjidhur është marrëveshja për komisionet dhe bonuset për shoqëruesit e lojtarit.

Kontaktet që priten te ndodhin në Continassa ditët në vijim do të ndihmojnë në sqarimin e detajeve burokratike të një marrëveshjeje që tani është drejt përfundimit. Klubi duket i vendosur për të siguruar numrin nëntë të tyre dhe për ta bërë atë gurthemelin e pjesës së mbetur të sezonit dhe të ardhmen e afërt.

The post Arrihet marrëveshja, Vlahovic me Juventus deri në vitin 2028, ja shifra që do të arkëtojë sulmuesi appeared first on Telesport.