Arrihet marrëveshja mes dy klubeve. Inter me sulmues të ri, kushton 25 milionë euro

Ange-Yoan Bonny do të mbajë veshur fanellën e Interit sezonin e ri. Klubi zikaltër dhe Parma kanë arritur marrëveshjen për transferimin e sulmuesit 21-vjeçar në “San Siro” për shifrën 25 milionë euro.

Prej muajsh, drejtuesit e klubit zikaltër kanë qenë në ndjekje të sulmuesit francez dhe tashmë kanë finalizuar marrëveshjen për transferimin e tij. Ange-Yoan Bonny  shënoi 6 gola dhe dha 4 asiste në sezonin e fundit me Parmën në Serie A, duke dhënë një kontribut të madh në qëndrimin e ekipit të tij në elitë.

Mbetet për t’u parë nëse francezi do ketë sukses tek zikaltrit apo jo. Në anën tjetër, Parma ka bërë një super shitje, duke menduar që francezi iu bashkua në vitin 2021 si lojtar i lirë dhe tani u shit për 25 milionë euro.

The post Arrihet marrëveshja mes dy klubeve. Inter me sulmues të ri, kushton 25 milionë euro appeared first on Telesport.