Ekipi i Sunderland ka rënë dakord me Bayer Leverkusen për transferimin e Granit Xhaka. Lajmin e konfirmoi sot “Sky Sports News”, që sqaron se marrëveshja është arritur për 13 milionë paund + 4 milionë paund bonuse.
Javën e kaluar, Sunderland kishte rënë dakord për kushtet personale me ish-lojtarin e Arsenal, që rikthehet në Premier League. 32-vjeçari do të nënshkruajë një marrëveshje tre-vjeçare dhe do t’i japë përvojë të rëndësishme mesfushës së Sunderland.
Sunderland e rriti ofertën e tyre totale me 7 milionë paund për të realizuar marrëveshjen. Mësohet se Xhakës i është dhënë leja për të udhëtuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore.
The post Arrihet marrëveshja: Granit Xhaka lë Leverkusen dhe rikthehet në Premier League, ja shifrat appeared first on Telesport.