Arrihet marrëveshja: Broja po i bashkohet Fulhamit

Armando Broja është përcaktuar që pjesën e mbetur të sezonit ta kalojë te Fulhami.

Sulmuesi shqiptar po largohet nga Chelsea në formë huazimi te rivali i Ligës Premier, raporton Fabrizio Romano.

Blutë kishin pranuar ofertë nga Milani gjatë ditës së sotme, por klubi londinez e kishte refuzuar menjëherë.

Sipas asaj që raporton eksperti i transferimeve, Broja do të kalojë te Fulhami si i huazuar, ndërsa Chelsea do të fitojë 4.6 milionë euro.

Broja do të niset për te Fulhami sonte për t’i kompletuar testet mjekësore, ndërsa pritet zyrtarizimi i tij në orët e fundit të afati kalimtar.

Kujtojmë se ky afat kalimtar i janarit në Angli mbyllet sot (1 shkurt) në ora 23:59.