Arrestohet shtetasi i Kosovës i dënuar me burgim në Shqipëri

Policia e Kosovës ka arrestuar një person me urdhërarrest të lëshuar nga Shqipëria.

I dyshuari N.C, 30-vjeçar, ishte në kërkim dhe i dënuar me pesë vjet burgim për vjedhje me pasoja të rënda në Shqipëri.

“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i njëjti është ndaluar për 48 (dyzet e tetë) orë, me qëllim të vazhdimit të procedurave të mëtejme ligjore”, thuhej në njoftim.