Një shtetas i huaj është arrestuar në pikëkalimin kufitar të Vërmicës, për posedim të paautorizuar të narkotikëve.
Bazuar në njoftimin zyrtar, te i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar marihuanë me peshë 40 gram.
“Gjatë kontrollit te i dyshuari mashkull shtetas i huaj është gjetur dhe konfiskuar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 40 gram. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.










