Arrestohet sërish Wayne Rooney (video)

Lojtari i Manchester United, Wayne Rooney, shkakton alarm në aeroportin Dulles. Shihet tek mundohet të kalojë në një derë sigurie, pak momente para se ai të arrestohej.

Ai shihet tek tenton të kalojë në derën e sigurisë, duke menduar se ishte një ashensor. Wayne shfaqet me një kapele basebolli në dorë dhe në gjendje të dehur.

Ish kapiteni i Anglisë u arrestua vetëm pak çaste më vonë, pasi sipas policisë ai kishte bashkuar alkool dhe pilula gjumi pas një fluturimi nga Arabia Saudite./TCH

Pas publikimit të një fotografie ku shihej në ambientet e një spitali, këngëtarja Dafina Zeqiri është detyruar të reagojë publikisht ndaj zërave që sugjeronin se ajo kishte shkuar për të lindur. Artistja, e cila ndodhet në ditët e fundit të shtatzënisë, ka hedhur poshtë këto spekulime përmes një reagimi të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale. Në një InstaStory, ajo u shpreh e revoltuar duke thënë: “Jeni tu dek për një exclusivitet që s’keni me marrë KURR! Lëreni të qetë shtatzëninë time”. Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory Me këto fjalë, Dafina kërkoi qartësisht respekt për privatësinë e saj në një nga momentet më të ndjeshme të jetës. Gjatë kësaj periudhe të veçantë, këngëtarja ka vazhduar të jetë shumë aktive në skenën muzikore, duke publikuar projekte të reja dhe duke u shfaqur e sigurt dhe krenare me barkun e saj të rrumbullakosur. Klipi i saj i fundit muzikor, i lansuar vetëm pak ditë më parë, është pritur me entuziazëm nga publiku dhe fansat e saj të shumtë, duke dëshmuar se përkushtimi i saj ndaj artit nuk është ndalur as në prag të lindjes.