Arrestohet polici V.H si i dyshuar për vrasjen e një personi në Gjilan

Zyrtari i Policisë së Kosovës V.H, është arrestuar nga policia pas dyshimeve se ai në mëngjesin e sotëm ka goditur për vdekje me armë zjarri një person të moshës madhore me inicialet  L.S  në mes të rrugës “Nato 99”, në Gjilan.

Lajmin për arrestimin e të dyshuarit për vrasjen e kanë konfirmuar për Express zyrtarët policor në rajonin e Gjilanit.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në rrugën “Nato 99”. Aty i dyshuari, V.H dyshohet se e godit për vdekje viktimën L.S. Motivet e ngjarës ende nuk dihen.