Arrestohet personi i dyshuar për vrasjen në Bokshiq të Klinës

Një person ka vdekur sot pas plagëve të marra nga arma e zjarrit.

Zëdhënësi i policisë rajonale të Pejës, Fadil Gashi, ka treguar për Klanin se i dyshuari për vrasje tashmë është arrestuar.

“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:08, ndërsa, i plagosur është dërguar në emergjencën e Spitalit të Pejës, ku edhe ka ndërruar jetë. Në vend të ngjarjes është sekuestruar një armë, dhe tri gëzhoja, ndërsa është arrestuar një person”, deklaroi ai.

Klan Kosova raporton se në këtë incident kanë qenë të përfshirë dy vëllezër ka ndodhur në fshatin Bokshiq të Klinës.