Një burrë është arrestuar në Gjilan, nën dyshimin për dhunë në familje. Sipas raportit policor, i dyshuari në mënyrë të vazhdueshme i ka dërguar viktimës femër mesazhe me përmbajtje kërcënuese dhe shqetësuese.
Ngjarja ishte raportuar më 21 qershor 2026 rreth orës 23:26. Pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe arrestimit të të dyshuarit, prokurori i rastit ka vendosur që ai të ndalohet për 48 orë, ndërsa hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë.
“Gjilan/21.06.2026 – 23:26. Me datën 22.06.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti në vazhdimësi i ka dërguar mesazhe me përmbajtje kërcënuese e shqetësuese viktimës kosovare. Me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.








