Arrestohet pasi dyshohet se sulmoi seksualisht një të mitur para disa vitesh

Një person është arrestuar në Kaçanik nën dyshimin se para disa vitesh e kishte sulmuar seksualisht një të mitur.

Siç thuhet në raportin ditor të Policisë, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Për rastin është ankuar nëna e së miturës.

Rasti është cilësuar si sulm seksual.

“Kaçanik / 01.01.2026 – 23:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se para disa viteve vajza e saj e mitur ishte sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.